Andrea Ivanova nga Bullgaria është vetëm 22 vjeç, por ka kryer plot 20 injeksione për të pasur buzët më të mëdha në botë.
Ndërhyrjet e njëpasnjëshme për të arritur në këtë përfundim që shihni në këto foto, jo vetëm e kanë transformuar, por edhe ia kanë katërfishuar buzët. Megjithatë, me rezultatin Ivanova nuk duket e kënaqur, sepse ende nuk është e sigurt nëse janë buzët më të mëdha në botë.
Ivanova iu nënshtrua operacionit të fundit më 28 prill pasi injektoi acidin hialuronik në buzët e saj për herë para dy vitesh.
“I dua buzët e mia”,- tha Ivanova. “Por nuk jam e sigurt nëse janë buzët më të mëdha në botë.”
22-vjeçarja poston rregullisht në rrjetet sociale imazhe të vetes me kukulla barbi pranë.
Siç tha ajo pas ndërhyrjes së fundit, i duhet të presë edhe dy muaj për t’iu nënshtruar sërish ndërhyrjeve kirurgjikale për zmadhimin e buzëve. “Ndihem mirë, por disa mjekë mendojnë se janë të mjaftueshme, megjithatë unë i dua buzët edhe më të mëdha”,- u shpreh ajo. “Mjeku më tha që duhet të pres të paktën 2 muaj që të bëj sërish injeksione.”