Nga dobësimi te bukuria, 6 arsye pse s’duhet të hidhni lekurën e babanes

Herën tjetër që do vendosni për të ngrënë një banane, me siguri nuk do të hidhni lëvoren e saj në plehra. Edhe pse lëvoret prej kohësh konsiderohen mbeturinë, ato janë një pasuri falë përqindjes së lartë të ushqyesve, fibrave, vitaminës C dhe B, kaliumit dhe magnezit, luteinit.

Ekspertët thonë se ka aplikime të shumta, ndërsa disa prej këtyre truqeve praktikohen nga njerëzit në mbarë botën.

1. Zbut djegien dhe vepron si një analgjetik
Lëvorja e bananes është përdorur tradicionalisht si ndihmë në shërimin e plagëve, veçanërisht plagët nga djegiet. E gjitha që ju duhet është bëni është të fërkoni vendin e djegur ose që ndjeni dhimbje, me pjesën e brendshme të lëvores.

2. Zbut psoriazën
Sëmundja e shpeshtë e lëkurës, e karakterizuar nga periudhat e rikthimit dhe permirësimit, shfaqet në formën e skuqjeve dhe humbjen e sipërfaqes së lëkurës. Edhe pse bananet nuk veprojnë si një ilaç, përbërësit e lëvores së saj kanë efekt pozitiv në lëkurë dhe lehtësojnë simptomat.

3. Heq lythat
Për lythat kokëfortë, që paraqiten në lëkurë, duhet të vendoset një pjesë e lëvores së bananes në atë vend, perforcojeni me një fashë dhe lëreni atë gjatë natës. Procesi përsëritet derisa lythi të bierë vetë.

4. Zbardh dhëmbët tuaj
Ajo që është gjëja më e mirë me lëvoren e bananes është se nuk ka veprim abraziv, do të thotë që nuk e dëmton smaltin e dhëmbëve, ndërsa jep rezultate. Krejt çka duhet të bëni është që një herë në ditë të fërkoni dhëmbët 5 minuta me lëvoren e larë të bananes, për një periudhë prej 20 ditësh.

5. Ajo ndihmon për humbje të peshës
Vitamina B është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve që rrisin metabolizmin dhe për këtë arsye mund të jenë të dobishme për humbje të peshës. Kësaj i ndihmon fakti që lëvorja e bananes nuk përmban kalori shtesë dhe është një burim i shkëlqyer i fibrave, prandaj mundëson që më gjatë të ndiheni i ngopur, shkruan “portalb”. Përveç kësaj, kaliumi në lëvore stimulon metabolizmin.

6. Redukton pamjen e puçrrave në fytyrë, si dhe dukshmërinë e rrudhave
Për shkak se lëvorja është e pasur me antioksidantë, në mënyrë të shkëlqyeshme minimizon dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira të cilat janë rezultat i plakjes. Nëse çdo ditë fërkoni zonat problematike, si dhe ato në të cilën paraqiten rrudhat, do të keni një efekt qetësues dhe hidratizues.


Shtuar 20.05.2020 07:59