Ndoshta dhe ti je një nga ata persona që e urrejnë të ditën e hënë. Por, nëse ju e doni vërtet punën që bëni dita e hënë është një fillim i ri i freskët.
Mos mendo të hënën se çfarë kalove javën që kaloi, kjo është një javë e re dhe duhet ta nisësh mbarë.
Pesë gjërat që duhet të bësh të hënën për të patur një javë të mbarë e të suksesshme:
Ta nisësh ditën më herët . Të shkosh në punë pak më herët të hënën në mëngjes të bën të reflektosh në prioritetet e tua për javën dhe bën plane të reja.
Mendo për një plan të ri. Çdo të hënë ju duhet të keni një objektiv të ri për gjithë javën.
Gjatë kohës që po shkruani për planin e ri të javës, duhet të reflektoni se sa i suksesshëm ishit në planin e javës që kaloi. Nëse nuk mundeni, të paktën provoni.
Zgjidh gardërobën e re për këtë javë.
Koordino të gjitha takimet që keni për këtë javë.
Mos harro të zgjedhëz librin e javës dhe një ose dy filma që dëshironi t’i shikoni këtë javë.
