Nëse ndjeheni të këputur gjatë vjeshtës, disa këshilla nga mjekësia kineze

Vjeshta është stina e ndryshimeve, dita bëhet më e shkurtër, nata më e gjatë. Në vjeshtë, bien gjethet e pemëve. Përveç kësaj, vjeshta mund të sjellë erëra të forta dhe shumë shi. Shumë njerëz gjatë kësaj faze kanë ndryshime në trupin e tyre, disa mund të ndihen të lodhur, disa mund të kenë rënie të theksuar floku dhe disa të tjerë të lodhur shpirtërisht.

Por, pse ndodh kjo?

Sipas mjekëve kinezë kjo vjen nga “pafuqishmëria emocionale”. Humori lidhet ngushtë me temperaturën dhe ndriçimin e diellit.

Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, organet e brendshme të trupit lidhen me ndjenja të ndryshme që përputhen me 4 stinët e vitit.

“Mushkëria” është organi që përgjigjet për mërzitjen. Në kulturën kineze shiu i vjeshtës përshkruhet me karakteristikën e “pikëllimit”. Ulja e papritur e temperaturës mund të frenojë disa funksione fizike të trupit, duke shkaktuar çrregullimet e funksioneve të gjendrave endokrine, depresionin e mëtejshëm dhe vështirësi në përqendrim. Përveç kësaj, mund të keni rrahje të shpeshta të zemrës, ëndrra të shumta, pagjumësi dhe fenomene të tjera si depression sezonal. Rregullimi psikologjik është mënyra më efektive për parandalimin e uljes së humorit në vjeshtë. Kur lotoni, emocionet e brëndshme dalin nëpërmjet funksioneve të frymëmarrjes së mushkërisë, e cila ruan rolin e “pastrimit” të shpirtit. Por, shfrytëzimi i tepërt i metodave kundër mërzitjes mund të harxhojë shumë energjinë “Chi” të mushkërisë. Prandaj, në librat e vjetra mjekësore të Kinës janë shënuar disa metoda për shëndetin fizik dhe psikologjik.

1. Fjetja e herët në mbrëmje dhe ngritja herët në mëngjes

Në vjeshtë, duhet të rregulloni orarin e fjetjes dhe të ngriheni në përputhje me ndryshimin e kohës. Sipas teorisë kineze organizmi ynë lidhet ngusht me mjedisin e jashtëm. Fjetja herët mund të rezervojë energjinë “Chi” dhe “Yin” në veshkë dhe ngritja herët mund të nxisë lulëzimin e energjisë “Chi” dhe “Yang” në mushkëri.

2. Ruajtja e qëndrueshmërisë shpirtërore

Ruajtja e qetësisë së brendshme dhe reduktimi i luhatjeve të humorit mund të lehtësojë ndikimet negative të ndjenjës së mërzitjes që lind në vjeshtë. Vjeshta është e ndryshme nga stina e verës, kur shprehem më lirshëm mendimet tona dhe interesohemi për gjërat e jashtme. Në vjeshtë duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe botës sonë të brendshme tonë dhe të kemi vetpërmbajtje ndaj botës së jashtme. Në fakt, stërvitjet me frymëmarrjen dhe meditimi janë metoda shumë të përshtatshme për të pakësuar luhatjen e humorit.

3. Joga ose Taiji

Në vjeshtë, është e përshtatshme që të zhvillohen stërvitjet e lehta jashtë dhomës, të cilat mund të sjellin përmirësimin e gjendjes shpirtërore. sportet e përshtatshme përfshijnë vrapin e lehtë, shëtitjet, notin, stërvitjet “Taiji” ose ushtrime joge. Këto stërvitje mund të shmangin gjendjen e zymtë dhe mërzitjen e brendshme.

4. Shëtitja në natyrë

Zhvillimi i turizimit në mjedise me gjelbërim është shumë i efektshëm për eleminimin e lodhjes emocionale dhe të mërzitjes. Vendet me gjelbërim nga qetësojnë shpirtërisht, pasi ato kanë një forcë magjike për pastrimin e emeocioneve negative. Kur zhytemi në bukurinë e natyrës, mërzia e lindur e brendshme tek ne largohet si me dorë, në mënyrë të natyrshme. Në fakt, vjeshta është edhe stina e përshtatshme e turizmit, kur gjethet e pemës janë shumëngjyrëshe.

Ushqimet e vjeshtës

Korrja e frutave të natyrës është shumë e ngjashme me përvetësimin e përvojës së jetës. Vjeshta është stina e korrjes dhe ka shumë fruta. Gjatë kësaj stine mund të përzgjedhim frutat e përshtatshme për ne:

1. Arra

2. Gështenjat

3. Stika pishe

3. Dardha


Shtuar 29.09.2020 14:23