Nëse je brune, kurrë mos e bëj këtë veprim me flokët e tu

Bjondet janë më argëtuese, meshkujt i duan më shumë apo jo? Bla, bla, bla… Por nuk e dinë që është e vështirë të jesh brune 100 për qind. Ngjyrat e lehta apo ato pompoze tërheqin gjithmonë vëmendjen, por mund të bëjnë të ndihesh si një qese plastike që sapo fryn era, e merr me vete, derisa e rikthen (nëse e rikthen) – ose diçka të tillë…

Flokët, ndoshta nuk do të ndryshojnë ngjyrën pasi ke bërë dush apo je futur në pishinë, por ka diçka që vajzat me flokë kafe duhet ta dinë patjetër në lidhje me lyerjen:

A e dini se të gjitha vajzat me flokët kafë nuk duhet t’i lyejnë flokët aq shpesh sa bjondet? Po, brunet paralajmërohen të shkojnë në parukeri një herë në 4 muaj – pra një sezon të plotë jashtë parukerisë, kështu që qetësohu shkruan class!

Edhe pse ky është mallkim dhe bekim në të njëjtën kohë, sepse nëse bën gabimin t’i lyesh flokët më shpesh, je drejt rrezikut të humbjes së ngjyrës natyrale të tyre. Gjasat janë të larta.

Pra, nëse ka diçka që vajzat brune nuk duhet ta bëjnë asnjëherë është të mos i lyejnë flokët shumë shpesh. Rri larg parukerive 3-4 muaj.


Shtuar 26.01.2020 21:11