Të gjithë e shijoni një gotë vere të ngrohtë në këto ditë dimri. E pse dilni diku jashtë me një mik apo të afërm, ju mund ta përgatisni dhe vetë. Mjafton të ndiqni rrugën më poshtë:
Përbërësit për 2 litra verë:
2 l verë e kuqe
4 shkopinj kanellë
2 lugë gjelle kardamom
10 filiza karafil
Arrëmyshk
Piper
1 kokërr portokall në feta të trasha
1 grejpfrut
200 g sheqer kaf
200 ml rum
Përgatitja:
Hedhim verën në një enë të madhe, shtojmë sheqerin dhe gjithë erëzat njëra pas tjetrës, shkruan Living. E ziejmë verën për gati 1 orë në zjarr shumë të ngadaltë, që gjithë erëzat të lëshojnë aromë në mënyrë organike.
