Mos i digjni me pjaster, si te drejtoni floket pa perdorur nxehtesi

Floket shpesh here ne stinen e pranveres “stresohen” nga temperaturat që ndryshojnë dhe e humbasin formën e tyre. Ja disa mënyra praktike nese i do flokët e drejtë, pa i shkatërruar, djegur apo dëmtuar.

Do ta shikosh sa shpejt dhe sa të shëndetshëm do t’i kesh flokët pas këtij trajtimi neqoftese e ben nje here ne jave.

Vaj i ngrohtë (jo i nxehtë).

Te përzier bashkë vaj kokosi dhe vaj ulliri,. Aplikoje përzierjen në flokë të thatë, mbështille me një peshqir të ngrohtë dhe laje pas 45 minutash. Mund të përdorësh edhe vaj bajamesh në vend të vajit të ullirit.

Mjaltë dhe qumësht.

Kombinimi e mjaltit me qumësht , por mund të përdorësh edhe vetëm qumësht.

Në një shishe të vogël hidh qumështin, spërkat flokët, mbaji rreth 30 minuta që të ulin volumin dhe pastaj shpëlaji.

Vaj ulliri dhe vezë.

Floket e kanë mjaft të nevojshëm , pasi vaji i ullirit është një ushqyes i natyrshëm.

Është shumë dobiprurës si në përmirësimin e skalpit po ashtu edhe në ushqimin e flokëve .Trajtimi i flokëve me vaj ulliri dhe vezë ndihmon shumë ne shkëlqimin e flokëve dhe ne drejtimin e tyre.

Për flokët e gjatë duhen dy të verdha veze dhe një filxhan vaj ulliri ndersa mjafton një e verdhë veze dhe një gjysmë filxhani kafe vaj ulliri për flokët e shkurtër dhe mesatarë.Përzieje masën, vendose në flokë dhe pas një ore shpëlaji.

Uthull molle.

Përzieni një lugë gjelle uthull molle me një gotë ujë, hidhi në një shishe, vendose në flokë të lagur dhe me mollëzat e gishtave masazhoji ato. Lëre masën të veprojë për disa minuta e pastaj shpëlaji flokët.

Limon dhe kokos.

Për flokë të butë dhe të drejtë , nje tjeter recete është ajo e limonit, përzier me kokos.

Kokosin e imët përzieje me ujë, derisa të hiqet masa e qumështit. Pastaj shto pak lëng limoni dhe fute masën e përzier në frigorifer për ta ftohur. Aplikoje masën duke e masazhuar lehtë skalpin, mbuloje kokën me peshqir të ngrohtë dhe pas një ore, shpëlaje.


Shtuar 4.06.2020 06:57