Categories: Uncategorized

Ky është mëngjesi perfekt nëse doni të ndiheni të ngopur dhe të humbni peshë

Ekspertët e ushqimit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë më shumë kos në vaktin e parë të ditës, janë më të predispozuar të humbasin në peshë. Kosi është shumë i pasur me proteina dhe përmban pak kalori.

Ideja e të ngrënit kos çdo ditë për të rënë në peshë, tingëllon pak e mërzitshme, sidomos për njerëzit që rendin pas larmisë. Megjithatë, kosi nuk ka përse të jetë i mërzitshëm, nëse atë e shoqëroni me fruta dhe drithëra. Këtu përfshihet tërshëra, boronicat dhe erëzat e ëmbla.

Të lidhura

None found

Në vazhdën e recetave të shëndetshme për një mëngjes të shijshëm, por edhe të pasur në vlera, shtoni recetën e kosit me banane dhe kanellë.

Përbërësit:

– një filxhan çaji me kos

– 1 lugë mjaltë

– 1 banane e prerë në copa të vogla

– një majë luge kanellë

Përgatitja:

Nëse nuk jeni dashamirës të mëngjeseve të lëngshme, atëherë ju mund t’i përzieni manualisht të gjithë përbërësit në një pjatë dhe ta konsumoni atë në mëngjes. Por të njëjtët përbërës mund t’i fusni në një mikser për një përzierje më të njëtrajtshme.

Kosi është një ushqim i shëndetshëm, por produktet e kosit me fruta që shiten nëpër tregje janë të mbushura me substanca shtesë (konservantë). Këto substanca shërbejnë për ruajtjen e jetëgjatësisë së produktit. Për më tepër, në rastin më të mirë këto produkte janë të bëra me qumësht pluhur.

Kosi i bërë në shtëpi është i më i mirë, më i shëndetshëm dhe më i pasur në vlera, sidomos me probiotikë. Banania është një frut shumë i mirë për një mëngjes të shëndetshëm. Ajo rekomandohet sepse shmang nepsin e paradites që na shtyn drejt të ëmblave të panevojshme. Po ashtu, banania tretet më mirë duke u kombinuar me kosin. Enzimat e saj luajnë një rol të shkëlqyer për përmirësimin e tretjes. Për më tepër, banania përmban pak kalori ndaj përbën një pikënisje fantastike për mbajtjen nën kontroll të kalorive.

të fundit

60-Year-Old Arrested on Suspicion of Threatening Head of Customs Investigations at Tirana Prosecutor’s Office

Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shefin e Hetimit Doganor me…

36 seconds ago

PHOTOS/ Kylie Jenner Stuns with Her Perfect Figure as the 28-Year-Old Star Unveils New Fragrance Collection by the Sea

Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa ka prezantuar fushatën e re reklamuese për…

1 minute ago

Rama Urges Socialist Party Leaders Ahead of Elections: Electoral Machine Needs Vital Transformation

Gjatë mbledhjes së sotme, Edi Rama u përcolli drejtuesve socialistë një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me zgjedhjet e ardhshme dhe…

1 minute ago

Haziri para Kuvendit të LDK-së: Përmes dialogut do të përcaktojmë rrugën më të mirë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, para nisjes së punimeve të Kuvendit tha se interesimi i madh për këtë proces konfirmon…

2 minutes ago

Arrestohet 60-vjeçari, dyshohet se kanosi shefin e Hetimit Doganor në Prokurorinë e Tiranës

Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shefin e Hetimit Doganor me…

20 minutes ago

FOTO/ Kylie Jenner mahnit me linjat perfekte/ Ylli 28-vjeçar prezanton koleksionin e ri të parfumeve buzë detit

Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa ka prezantuar fushatën e re reklamuese për…

20 minutes ago