Para fillimit të punimeve të Kuvendit, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vlerësoi se interesimi i lartë për këtë proces dëshmon rëndësinë dhe ndikimin që partia, sipas tij, vazhdon të ketë në jetën politike të vendit.
None found
Haziri bëri të ditur se, pavarësisht rezultatit të fundit zgjedhor, LDK-ja ka nisur një debat të brendshëm, në përputhje me parimet e demokracisë brenda partisë.
Ai deklaroi se LDK-ja është pjesë e proceseve politike dhe se pa të nuk mund të zhvillohen procese apo të përmbushen ëndrrat e askujt. Sipas tij, mocioni ka të bëjë me kryetarin e partisë dhe kjo mundësi është përdorur nga kolegët që e kanë organizuar atë.
Nënkryetari i LDK-së theksoi se partia e ka respektuar këtë procedurë dhe se gjatë ditës do të zhvillohet dialog për të gjetur zgjidhjen më të mirë, në mënyrë që kërkesa të trajtohet. Më pas, sipas tij, vëmendja duhet të kalojë te kërkesa e dytë, që përfshin shtetndërtimin, ngritjen e institucioneve, funksionimin e Republikës dhe çështjet që lidhen me të ardhmen.
Sa i përket mocionit, Haziri sqaroi se vendimmarrja u përket delegatëve të Kuvendit dhe se i gjithë procesi do të zhvillohet mbi bazën e Statutit të partisë.
Ai shtoi se kryetari i LDK-së e zhvillon betejën përballë delegatëve të LDK-së, ndërsa nënvizoi se çdo gjë është përcaktuar nga normat statutare dhe se partia do t’u qëndrojë atyre.
VLEN ka dorëzuar propozimin ligjor që parasheh kalimin në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, për personat që i plotësojnë…
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe…
Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…
Tymi i dendur ngrihet kilometra mbi tokë, ndërsa banorët raportojnë aromë mbytëse. Dyshimet për djegien e gomave të përdorura, ende…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e Projektligjit për…