Këngët që duhet të dëgjosh që të mbledhësh veten nga ndarja

Në përgjithësi ne shqiptarët i këndojmë shumë dashurisë. Asaj që kemi humbur, që na ka bërë të vuajmë, që na ka tradhtuar, që na ka vrarë shpirtin. Dashurisë i këndojmë në shumë zhanre: popullore, pop, turbo-folk, hip-hop, rock, balada e sa të duash.

Por, në rrugëtimin e muzikës shqiptare ka dhe nga nga ato këngëtarë që tek e tuk i kanë kënduar së ardhmes. Jo vetëm asaj, por forcës së rifillimit, gëzimit të ndarjes, lirisë mbas ndarjes apo mënyrës së harruarit “atë”, shkruan Living.

1.Rosela Gjylbegu: S’dua më të dashuroj

Ai sapo të la, sapo të tha që nuk ka gjë mes jush, që kjo histori e juaja nuk funksionon. E ti, nuk do të dashurosh më kurrë. E urren vetë dhe dashurinë, biles.

“S’dua, s’dua, s’dua me te dashuroj se dhimbja nuk e gjen nje fund…
s’dua, s’dua, s’dua me te dashuroj gjithë boten po ta falja une
asgjë nga ty nuk mora unë.”

2.The dreams: Nuk dua ta di

Kur sapo je ndarë, dhe dhimbja është ende e freskët dhe ti nuk e ke ndarë mendjen e do apo nuk do.

“Nuk dua ta dish se sa shumë me mungon
as kjo ora ne mur ne çdo rrahje rënkon
nëse nuk jam aty ku ti ëndërron
unë nuk dua ta di ç’mendim nga gjumi te zgjon “

3. Rozana Radi: Kur përfundon një dashuri si kjo e jona

Ende nuk e ke mbledhur veten nga ndarja, dënon veten që ke besuar në një lidhje si e juaja.

Me tregoni si ndalohet,
me tregoni si shërohet,
pse kjo zemër s’më dorëzohet ti jap fund.
Kur e do edhe s’të duan
budallaqe ç’ke besuar…

4. DUA LIPA: NEW RULES

“One, don’t pick up the phone
You knoë he’s only calling ’cause he’s drunk and alone
Tëo, don’t let him in
You have to kick him out again
Three, don’t be his friend
You knoë you’re gonna ëake up in his bed in the morning
And if you’re under him
You ain’t getting over him

Shqip i bie që Dua Lipa, të këshillon mos përgjigjesh në telefon. Një kujtesë e shpejtë , sepse ti je më e mirë se aq.

5.Ledina Çelo: Të ndjej të huaj

Kur mbas disa muajsh, ai kthehet dhe ti kupton që tashmë çdo gjë ka marrë fund. Tashmë jeni të huaj.

“Jemi të huaj,
I dashur vonë,
Zemra u ftoh.

Zjarri u shua,
Në shpirtin tim thellë përgjithmonë.
Të ndjej të huaj,
Është tepër vonë,
Zemra u ftoh,
Zemra u ftoh”

6. Elita 5: Faleminderit

Tashmë e ke mbledhur mendjen, top fare. Ti nuk e do më. Nuk e kërkon, nuk prêt mesazhe, nuk e hap telefonit. Je e lirë dhe e lumtur që të la.

(refreni)(2x)
Faleminderit qe me le
Sot mos qaj se ike dje dhe jo
Nesër kur nata
në udhëkryq te zë
Mos u kthe, mos u kthe
Arsye s’ke

Hana Cakuli: U shërova

Ti jo vetëm je e lumtur që të la, por tashmë je shëruar plotësisht nga kjo dashuri që të mbyste, të lodhi, të bëri të vuash. Tashmë e kupton që je më mirë pa të.

Sot ta di për nderë
betohem në pranverë
Mirë jam pa ty u shërova
Mirë jam pa ty u shërova.

Më nuk më çahen sikur dheu duart
kur s’ka shi n’vjeshtë të mallkuar.
Kam kujtime n’dry
mirë jam pa ty
mirë jam pa ty

7. Nora Istrefi: As Ni zo

Në tekst Nora, që në vitin 2011, thotë që I ka arritur të gjitha vetë, që është “selfmade” dhe që nuk ka nevojë për një burrë apo për të dashurin për të qënë e suksesshme. Njësoj edhe ti që mbasi u shërove, fillove të investosh te vetja.

“Aj asni zo asni zo
Ti mu jo nuk ki qka
As qa me thon as me dhon
Jo mu sum vyn ndihma
Tash asni zo as ni zo krejt qka ka kur t’sillna
Vet i kom bo i kom bo
Arsyetimit nisja”


Shtuar 19.01.2020 11:45