HOROSKOPI/ Sot do të keni nevojë për ndihmë, si do të ecë dita për secilën shenjë

Dashi
Mërkuri në një orbitë ndriçuese në shenjën tuaj sot do të bëjë që të shihni edhe anët më të errëta të njerëzve që ju rrethojë. Mjaft e favorshme edhe Afërdita, që stimulon erosin.

Demi
Sot java futet në një periudhë mjaft intensive për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje, pasi duhet të mbyllni të gjitha proceset që i takojnë këtij viti. Jeni disi konfuzë.

Binjakët
Do të ndjeheni shumë të gjallëruar, pasi Mërkuri në shenjë ju sjell stimuj të tjerë, aq të nevojshëm në një moment plot tension për ju. Një tratativë duket se po fillon të japë rezultate.

Gaforrja
Pozicioni i pafavorshëm i Hënës dhe Marsit në shenjë do të bëjë që sot ta keni vërtet të vështirë të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë.

Luani
Do të vazhdojë edhe sot tranziti i Marsit në shenjen tuaj, prandaj do të jeni të elektrizuar (edhe elektrizues) në momente të caktuara në raportet ndërpersonale. Mirë shëndeti.

Virgjëresha
Është një ditë në dukje e qetë, por tensionet dhe “përplasjet” janë prapa derës. Është mirë që një çështje personale ta sistemoni para se të fillojë “furtuna” se pastaj nuk do të keni kohë.

Peshorja
Me Diellin dhe Mërkurin në shenjë parashikohet vërtet një ditë mjaft e këndshme,. Por duhet të tregoni shumë kujdes sepse ka të ngjarë të harroni gjëra shumë të rëndësishme për ju.

Akrepi
Me mbarimin e këtij viti, duket se edhe telashet tuaja do të marrin fund, pasi shenja juaj sot do të jetë nën dominimin e plotë të Afërditës dhe Marsit shumë pozitivë. Sa pasionalë në dashuri!

Shigjetari
Planetët janë rreshtuar në anën tuaj dhe “ndihmën” e tyre do ta keni gjatë gjithë ditës, por ajo nuk vlen nëse ju vazhdoni t’i ndërlikoni vetë problemet me qëndrime të pakuptimta.

Bricjapi
Dëshironi të bëni shumë, por kur i keni duart e lidhura, jo vetëm që nuk arrini asgjë, por edhe shpirtërisht ndjeheni keq. Duhet pritur një rast më i mirë për të vënë në jetë idetë tuaja.

Ujori
Në shumë pikëpamje jo vetëm dita, por ndoshta e gjithë java pritet të jetë shumë pozitive për ju që in përkisni kësaj shenje. Jo ofrohet një kontratë e re, të cilën duhet ta studioni me kujdes.
Peshqit

Jeni zhytur në rutinën e përditshme dhe as që mundoheni të ngrini kokën e të shihni ç’bëhet përreth. Afërdita në shenjë “jua bën me sy” prandaj shihni pak edhe në aspektin afektiv.


Shtuar 22.08.2020 06:17