Djemtë tullacë perceptohen nga vajzat si më tërheqës dhe inteligjentë (FOTO LAJM)

Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Pensilvanisë, djemtë tullac besohet që janë që janë më dominant dhe më të suksesshëm rreth njerëzve që i rrethojnë.

Shkencëtari Albert E. Mannes, i cili është vet tullac, regjistroi reagimet e njerëzve kur ju treguan një seri fotografish të burrave, raporton “ETimes”.

Pjesëmarrësve iu tregua fotografia e një burri, një herë më flokë, ndërsa në fotografinë tjetër pa flokë. Të gjithë të anketuarit kanë pranuar se djemtë pa flokë i kanë përceptuar si “më dominant, të mëdhenj dhe më të fortë”.

Një studim tjetër i bërë në Universitetin e Saarland kanë gjetur po ashtu, se djemtë tullac perceptohen si më inteligjentë dhe më të vetëdijshëm.

Ndërsa, djemtë të cilët janë gjysmë tullac, nuk shihen si atraktivë dhe tërheqës. Ky studim po ashtu ka gjetur, se djemtw të cilët janë gjysmë tullac janë shumë larg të të qenit tërheqës dhe nga pjesëmarrësit janë përceptuar si më të dobët në krahasim me personat që kanë qenë komplet tullac.


Shtuar 29.09.2020 16:33