Disa thënje me vlerë që do t’ju bëjnë harrosh tradhtinë që të lëndoi aq shumë

Sapo ke mësuar se i dashuri ju ka tradhtuar? Mund të jetë bashkëshorti, apo dikush me të cilin po dilni prej pak kohësh…?
Çfarë rëndësie ka, tradhtia dhemb njësoj në të gjitha format.

Me siguri jeni të trishtuar, ka nga ju që mendoni se jeta juaj mori fund, se ju jeni një femër që nuk vleni aspak dhe se gjithë bota ka rënë në këmbët tuaja.

Në fakt diçka është shembur tek ju por jo bota, ajo është aq e madhe sa do t’u bëjë të rishihni veten në një tjetër formë sërish.

Por kujdes nuk duhet të merrni asnjë vendim menjëherë, pasi jo çdo tradhti duhet t’ju çoj në divorc, apo të humbi një dashuri që sapo ka nisur.

Përpiquni t’i jepni vetes kohë disa ditë për të reflektuar.

Bëni një udhëtim ose qëndroni vetëm në shtëpi.

Gjatë kësaj kohe risillni në kujtesë historinë tuaj për të parë ditët e bukura dhe gjërat që nuk shkojnë tek ju.

Përpiquni të kuptoni arsyen e kësaj tradhtie.

Nëse gjërat mes jush kanë kohë që nuk shkojnë mirë atëherë kjo që ka ndodhur ka qenë e pritshme.

Por nëse disa ditë më parë jeni ndjerë të lumtur dhe tani morët vesh këtë lajm, atëherë duhet të reflektoni.

Ndoshta ka qenë vetëm një flirt dhe burrat si gjithmonë nuk kanë mundur ta shmangin.

Sigurisht kjo s’duhet të prishë lidhjen tuaj.

Atëherë duhet të mendoni të peshoni gjërat pozitive në këtë lidhje.

Nëse ato anojnë më shumë se të tjerat atëherë jepini vetes kohë të shihni nëse kjo tradhti duhet falur…

Mos pranoni ta takoni pa kaluar një javë.

E nëse telefoni ju bie pa pushim.

Jo mos e ngrini.

Lëreni të pushtohet nga paniku i humbjes, vetëm kështu do të mund të kuptojë çfarë ka bërë.

E kur të keni reflektuar e të merrni vendimin tuaj atëherë ngrije telefonin dhe lër një takim.

Dëgjojeni.

Mos flisni ju lëreni atë të flasë… e nëse pendimi i tij është i njëjtë me ritmin e zemrës suaj, ia vlen ta hidhni tej atë çfarë ka ndodhur dhe ti jepni njëri tjetrit një shans të ri.

Por nëse sytë e tij shkëlqejnë si të një tradhtari atëherë thjesht dëgjoje, telefonoji një taksie e ktheu pa të në shtëpi.

Por mos u përpiqni asnjëherë të krahasoni veten me tjetrën që ju ka zëvendësuar, aq më tepër të takoheni me të.

Nuk ka asnjë më të mirë se ju, thjesht meshkujt do të shkonin dhe me dikë që është më pak e bukur.

Kjo nuk ka shpjegim, sepse për flirte ata nuk mendojnë gjatë.

Por ndoshta kjo tradhti është një shenjë se lidhjes suaj i ka ardhur fundi, dhe se më shumë se lotët dhe gjykimi i vetvetes është koha për një njohje të re, ndoshta diçka e bukur është duke ju pritur…

18 thënie të njerëzve të famshëm, mbi tradhëtinë intime apo miqësore
1. Cilido që është i dyshimtë fton në tradhti. (Volter)

2. Ne duhet të sigurohemi që kush dashuron të mos ndjehet asnjëherë i sigurtë në dashurinë e tij, për shkak të mungesës së rivalëve: Pa dyshime dhe xhelozi, dashuria nuk zgjat shumë. (Ovidi)

3. Nëse të qënit brinarë nuk ju duket diçka e mirë, e vetmja rrugë është të mos martoheni fare. (Molier)

4. Ata që nuk janë besnikë i njohin kënaqësitë e dashurisë; ata që janë besnikë dinë vetëm tragjeditë e tyre. (Oskar Uajlld)

5. Të rinjtë do të donin të ishin besnikë, dhe nuk munden; të moshuarit do të donin të ishin të pabesë, por nuk munden. (Oskar Ualljd)

6. Njësia më e madhe sociale në vend është familja.

Apo më saktë dy familje: ajo zyrtare dhe ajo jozyrtare. (Federiko Felini)

7. Tradhëtia është një maskë që e vendos ai që nuk di të dojë para se gjithash vetveten.

Nëse dashuron mos tradhëto, nëse jo, ki guximin t’i thuash vetes dhe asaj që ke pranë se një histori ka përfunduar. (Stefën Litëlluord)

8. Për të pirë një kafe dhe tradhëtuar gruan ka përherë kohë. (Toto)

9. Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua dhe pas saj, gruaja e tij. (Grusho Marks)

10. Dyshimet tona janë tradhtare, dhe të na bëjnë të humbim të mirën që mund të përftojmë, pasi kemi frikë të tentojmë. (Uilliam Shekspir)

11. Nga tradhtitë e mëdha fillojnë edhe ripërtëritjet e mëdha. (Vasili Rozanov)

12. Kush është xheloz jo vetëm heq dorë nga eleganca, por edhe krenarina; në këtë mënyrë e vendos veten në një pozitë inferioriteti që nxit dhe në një farë kuptimi e meriton tradhtinë. (Mario Rigoni)

13. Tradhtia nuk triumfon asnjëherë: cila është arsyeja?

Sepse po të triumfojë, askush nuk do të guxonte ta quante tradhëti. (Xhon Herington)

14. Tek e fundit tradhëtohet vetëm ajo që duhet. (Gynter Gras)

15. Një gjysmë miku, është gjysmë tradhtari. (Viktor Hygo)

16. Në dashuri, ashtu si në politikë, tradhtia është një formë vetëmbrojtje. (Roberto Gervazo)

17. Njeriu lind për të tradhëtuar fatin e vet. (Paulo Koelho)

18. Shpresa është një tradhtare dinake, më këmbëngulëse edhe se vetë ndershmëria. (Soren Kierkegard)


Shtuar 17.09.2020 21:04