Apple lançon “Njoftimin për ekspozim ndaj COVID-19” në iOS 13.7

Apple dhe Google po vazhdojnë të mbajnë premtimin që kanë bërë para disa muajsh për lançimin e një njoftimi i cili të tregon nëse je ekspozuar ndaj COVID-19.

Partnerët po ndërtojnë mjete të reja të cilat do ia lehtësojnë shumë punën autoriteteve shëndetësore për të implementuar njoftimin digjital të ekspozimit, pa patur nevojë të zhvillojnë dhe të mirëmbajnë aplikacionet e tyre individuale.

Apple e ka bërë të mundur këtë me një update sistemi në iOS 13.7, i cili u lançua dje, ndërkohë që Google është duke e implementuar me një aplikacionin të gjeneruar automatikisht në Android 6.0, i cili do dalë këtë muaj.

Ky ndryshim në mënyrën se si funksionon teknologjia, do të thotë se përdoruesit nuk do i duhet të shkarkojë apo të instalojë një aplikacion të dedikuar nga autoriteti i shëndetit publik. Në vend të kësaj, të gjithëve do i vijë një notification i cili i jep të gjitha informacionet e mundësuara nga autoritetet shëndetësore.

Autoriteteve shëndetësore vendase gjithsesi do i duhet të marrin pjesë duke përshtatur tekstin dhe mesazhin që u dërgohet përdoruesve në rajonet e tyre, por pa u futur në pjesën e zhvillimit dhe shpërndarjes së aplikacioneve. Autoritetet shëndetësore gjithashtu do kenë përgjegjësinë e kalkulimit të rrezikut të ekspozimit, gjë që do e kishin bërë edhe me aplikacionet e tyre, gjithashtu.

Sistemi përfshin të njejtat mbrojtje privatësie që kanë ofruar Apple dhe Google, që do të thotë se informacioni yt i lokacionit nuk mblidhet apo lidhet me ndonjë njoftim tjetër ekspozimi. Teknologjia përdor një ‘key’ të gjeneruar rastësisht për të parë se kur dhe ku një pajisje ka patur kontakt me pajisje të tjera të cilat përdorin softuerin e njejtë. Mban një historik të këtyre identifikuesëve rastësorë, dhe kontrollon diagnoza të raportuara dhe të konfirmuara (gjithashtu anonime), për të parë nëse ka patur ndonjë rrezik ekspozimi.

Burimi: TechCrunch


Shtuar 3.09.2020 15:57