7 truke për të pasur gjithnjë garderobë perfekte

Shpesh herë, siç kanë thënë edhe të parët, më mirë të dish se sa të kesh! Kjo nuk është e vërtetë gjithmonë, ama në rastin e rregullimit të garderobës, qëndron!

Disa zakone të përditshme tonat, e kthejnë shtëpinë përmbysë dhe dollapi është i pari që e pëson. Sa herë na ndodh të mos gjejmë gjënë që duam, atëherë kur e duam!?

Të lidhura

None found

Të mos flasim pastaj për çorapet që ngelen gjithmonë teke…

Disa truke se si të keni gjithnjë garderobën të sistemuar, sidomos në këtë periudhë që po bëni ndërrimin e veshjeve të dimrit me ato të pranverës…

Pra, duhet të dini se:

1. Duhet të përdorni dhe sistemoni vetëm gjërat që përdorni rregullisht, pa i përzier me gjithë ç’keni në dollap!

2. Lini hapsirat e duhura për veshjet e ndryshme! Pantallonat të kenë vendin e tyre, bluzat të tyre e kështu me radhë.

3. Mbani disa kuti të vogla në mënyrë që të vendosni aksesorët apo veshjet e brendshme.

4. Hapsirën e dollapit shfrytëzojeni gjithnjë vertikalisht.

5. Lini një hapsirë të posaçme për veshjet më delikate.

6. Organizoni sirtarët duke vendosur veç çorapët, veçmas të brendshmet e me radhë…

7. Shfrytëzojini të gjitha hapsirat.


Shtuar 18.03.2020 10:20