6 pohime që nuk i dëgjoni kurrë nga gratë e suksesshme

Konstatim: Gratë e suksesshme i zgjedhin fjalët, sepse ato e njohin fuqinë e tyre. Këtu janë gjashtë pohime që nuk do i dëgjoni kurrë nga goja e tyre:

1.“Nuk e di si bëhet”

Gratë e suksesshme janë të pashterueshme. Ato mund të mos dinë si bëhet diçka, sidomos nëse është e re, por e zbulojnë. Shohin si e bëjnë të tjerët, pyesin dhe kërkojnë. Pastaj mund ta realizojnë.

2.“Nuk kam kohë”

Dita ka 24 orë për të gjithë, për ty, për mua, për Oprah Winfrey. Ne kemi në dorë të vendosim kujt do i japim përparësi dhe si do i shpenzojmë ato orë. Kur thua që nuk ke kohë të bësh diçka, do të thotë që në të vërtetë nuk do ta bësh atë. Një mënyrë më produktive për të komunikuar nevojën tënde për më shumë kohë, është të jesh e drejtpërdrejtë. Mund të shprehesh në këtë mënyrë:

“Mund ta marr përsipër, por më duhet pak kohë për ta realizuar”

“Tani jam e angazhuar me disa gjëra ndoshta Sara është më e përshtatshme për ta marrë këtë projekt tani.”

3.”Po…për çdo gjë”

Mund të duket kontradiktore, por duhet një lloj arti për të thënë jo. Nuk mund të jemi gjithçka në çdo kohë. Nuk mund të arrijmë të marrim pjesë në çdo takim, event dhe konferencë ku na ftojnë. Të thuash jo, në mënyrë të sjellshme, është shoqja jote më e mirë. Falenderoje atë që ka menduar për ty, por duhet të kesh kohë t’i menaxhosh angazhimet.

4.“Nuk paguhem mjaftueshëm”

Po të jemi të sinqertë, kush mendon që paguhet mjaftueshëm për atë që bën? Por ta lëmë pas këtë, gratë e zgjuara nuk kanë një sjellje qaramane. Ato e dinë që në fund, më shumë para do vijnë duke bërë më shumë punë, jo e kundërta. Ky është komenti më shkatërrues që mund të përsërisësh para një eprori.

5.“Nuk është e drejtë”

Jeta nuk është e drejtë. Gratë e suksesshme nuk presin që të jetë. Ato përdorin fuqinë e tyre për të bërë ndryshime dhe përqendrohen në atë që mund të bëjnë, jo te viktima që mund të jenë. Të jesh e sigurt që të tjerë do ngrihen në detyrë duke të përdorur, shefi do të marrë meritat e punës tënde dhe kolegët meshkuj do kenë rroga më të larta. Gratë e suksesshme vendosin për çfarë do të përpiqen dhe nuk humbasin kohë duke u ankuar.

6.“Unë nuk marr kurrë pushime”

E ke parë që drejtuesit e kompanive marrin gjithmonë pushime? Gratë e suksesshme e bëjnë kohën për veten e tyre një përparësi dhe e dinë rëndësinë e karikimit të baterive. Është thelbësore për shëndetin, rezistencën dhe kreativitetin tonë. Një kolege ose lidere e ezauruar dhe e lodhur është i fundit në listë kur mendojmë për suksesin.


Shtuar 10.01.2020 08:27