Categories: Uncategorized

Si funksionon kodi dixhital që po përdor Kina kundër Covid-19?

Duke u mbështetur në teknologjinë celulare dhe të dhënat e mëdha, qeveria kineze ka përdorur një sistem “kodi shëndetësor” të bazuar në ngjyra për të kontrolluar lëvizjet e njerëzve dhe për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Kodet e përgjigjes së shpejtë automatike, zakonisht të quajtura kodet QR, u caktohen qytetarëve si një tregues i gjendjes së tyre shëndetësore. Sistemi u lançua më 11 shkurt nga Alipay.

Të lidhura

None found

Për të marrë një kod shëndetësor, qytetarët duhet të plotësojnë informacionin e tyre personal duke përfshirë emrin, numrin e identitetit kombëtar ose numrin e pasaportës dhe numrin e telefonit në një faqe regjistri.

Më pas u kërkohet të raportojnë historinë e udhëtimit dhe nëse kanë qenë në kontakt me ndonjë pacient të konfirmuar ose të dyshuar Covid-19 në 14 ditët e fundit. Ata gjithashtu duhet të shënojnë kutitë për çdo simptomë që mund të kenë: ethe, lodhje, kollë e thatë, hundë e zënë, hundë e rrjedhshme, dhimbje në fyt ose diarre.

Pas verifikimit të informacionit nga autoritetet, secilit përdorues do t’i caktohet një bar-kod në të kuqe, portokalli ose jeshile.

Një kod i gjelbër do të thotë që personi është i shëndetshëm dhe i sigurt për të udhëtuar.

Përdoruesit me një kod të kuq duhet të kalojnë në vetë-karantinë për 14 ditë, përdoruesit me një kod portokalli do të karantinohen për shtatë ditë, ndërsa përdoruesit me një kod të gjelbër mund të lëvizin nëpër qytet lirisht, sipas një deklarate të lëshuar nga autoritetet Hangzhou.

të fundit

Zjarret masive në Himarë dhe Fier rrezikuan banorët, Rama: Kaluan një natë shumë të vështirë, situata nën kontroll! Nis vlerësimi i dëmeve

Një ditë pas situatës kritike të krijuar nga zjarret në Himarë, ku raportohet se janë djegur gjashtë banesa, ka reaguar…

12 minutes ago

Bytyçi: Sanksionet ndaj Rusisë tregojnë orientimin perëndimor të Kosovës, Evropa duhet ta vlerësojë këtë mesazh

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vazhdimin dhe forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe individëve të lidhur me regjimin e…

13 minutes ago

Vllaznia përballet me Partizanin pa Edi Martinin, ndërsa “Loro Boriçi” kërkohet të ndizet nga mbështetja shkodrane

VLLAZNIAVllaznia sfidon sonte Partizanin, për ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

15 minutes ago

Ardon Jashari: Nuk e kam konsideruar asnjëherë largimin te Juventusi

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari ka folur para përballjes ndaj Juventusit, teksa është ndalur të flasë edhe për zërat e…

17 minutes ago

Saksoni-Anhalt voton përballë pakënaqësisë ekonomike, emigracionit dhe afrimit me Rusinë, ndërsa AfD kërkon fitoren historike

Gjermania voton të dielën në Saksoni-Anhalt, ku AfD synon të marrë për herë të parë pushtetin rajonal. Diferencat ekonomike mes…

17 minutes ago

Maqedonia e Veriut dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes sociale

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale…

23 minutes ago