Si asnjëherë, ky ishull po i paguan turistët që të largohen prej tij

Mund të duket e vështirë ta besosh në një kohë normale, por jo në pandeminë globale në të cilën po jetojmë. Bëhet fjalë për Hawaii-n. Autoriteti i turizimit atje ka çelur një fond prej 25 mijë dollarësh për të mbuluar shpenzimit e dërgimit të turistëve në vendet e tyre.

Hawaii ka deri tani gati 600 të infektuar dhe 12 viktima nga COVID-19. Megjithatë nuk mundet të përballojë edhe infektimin e mundshëm të turistëve që rastësisht u gjendën dhe mbetën aty.

Tani që gjithçka është e mbyllur, ishulli nuk është më aq tërheqës për pushime sa zakonisht.

Në një letër zyrtare ata u bëjnë thirrje edhe turistëve që kishin planifikuar ta vizitonin ishullin, të presin.


Shtuar 24.04.2020 12:31