Qentë mund ta detektojnë koronavirusin nëpërmjet nuhatjes në nënsqetulla

Hunda e një qeni është 100 milionë herë më e ndjeshme sesa ajo e njeriut, sipas revistës shkencore ‘Science magazine’. Studimet e mëhershme kanë treguar se ky lloj qensh ka qenë në gjendje të detektojë nëpërmjet nuhatjes sëmundje, si: kanceri, diabeti dhe sëmundja e Parkinsonit, shkruan The Telegraph.

Hulumtuesit e këtij studimi detyruan qentë të nuhasin nënsqetullat e njerëzve, meqë në atë pjesë ekziston një sinjal i fortë kimik që tregon ndonjë patogjen potencial të trupit, teksa rreziku për ekspozim ndaj virusit nëpërmjet kësaj forme është minimal.

Qentë fillimisht u familjarizuan me erën që nxit Covid-19 dhe u ushtruan të ulen sa herë që ballafaqoheshin me të. Mostrat e djersës u përdorën më pas duke u marrë me copëza pambuku, të cilat vendoseshin brenda koneve metalike.

Përgjatë nuhatjes, katër nga kafshët e marra për eksperiment treguan rezultate të shkëlqyeshme, duke pasur një shkallë efikasiteti ndërmjet 83-94 për qind, tregoi raporti i publikuar në revistë.

“Informacioni u dërgua menjëherë tek spitalet relevante. Testet për Covid-19 u ribënë dhe rezultuan pozitive”, thuhej në raport.

Sipas të njëjtit burim, qentë ishin më efektiv sesa testet e kryera në spitale.


Shtuar 8.06.2020 10:21