Pse larja e duarve duhet të zgjasë 20 sekonda?

Fjalia që po dëgjojmë më shumë këto ditë përveç “qëndroni në shtëpi”, është “lani duart për rreth 20 sekonda me sapun”. Këshillën duhet dhe po e ndjekim të gjithë, por a e dini pse duhen larë specifikisht 20 sekonda?

Koha prej 20 sekondash është mënyra më efektive, për t’u siguruar që duart e tua nuk do të shpërndajnë asnjë lloj patogjeni. Gjatë kësaj kohe ju hiqni gjithë mikrobet dhe vrisni patogjenet që janë të dukshme vetëm për mikroskopin.

Për më tepër, të lani duart për 15-30 sekonda ju ndihmon të hiqni më shumë mikrobe nga ç’do të mund të hiqnit nëse i lani për më pak kohë.

Gjatë një studimi të kryer në 2012-in,në International Association for Food Protection, u arrit në përfundimin se ata që lanin duart për 20 sekonda, reduktonin ndjeshëm numrin e baktereve, në krahasim me ata që i lanin vetëm për 5 sekonda.

Përveç kohës, e rëndësishme është edhe cilësia e larjes. Mos harroni se shpesh mikrobet gjenden në vende të fshehura të duarëve apo nën thonj, prandaj është e rëndësishme që fërkimit të tyre t’i kushtohet rëndësi.


Shtuar 16.03.2020 12:39