Categories: Uncategorized

Pesë arsye, pse në Gjermani Covid19 ka vdekshmëri më të ulët

Italia dhe Gjermania janë, nga një këndvështrim epidemiologjik, dy shembuj të kundërt në përhapjen e Covid-19 në Evropë. Në Itali i epidemisë ishte tepër i madh, me shpërthimin e dy vatrave në Codogno dhe në zonën e Bergamos që përfshiu Lombardinë, epiqendrën e infeksionit dhe për disa javë çoi në mbi 11 mijë vdekje, ndërsa në Gjermani, krahasuar me 64 mijë raste, janë regjistruar vetëm 560 vdekje.

Sigurisht që shifra gjermane vlerësohet në rënie, pasi llogarit vetëm rastet në të cilat infeksioni Covid-19 ka qenë shkaku përcaktues i vdekjes. Sidoqoftë, vdekshmëria e ulët e virusit në Gjermani nuk mund të shpjegohet ekskluzivisht me këtë mënyrë llogaritjeje – e cila tregon transparencën e madhe italiane në komunikim – por kryesisht me provat e kurbave të ndryshme epidemiologjike të të dy vendeve.

Të lidhura

None found

Janë katër prova të tilla që shpjegojnë dallimin mes dy vendeve:

Së pari, Italia ka pasur dy vatra shpërthimi në fillesat e epidemisë, në të cilat u përqendrua përhapja e infeksionit në Lombardi. Në Gjermani, infeksioni është përhapur gjithmonë në të gjithë Landet, pa e ngritur asnjërin prej tyre në ekuivalentin fatkeq të Lombardisë në Itali ose rajonin e Madridit në Spanjë.

Së dyti, pesha e incidencës së ndryshme demografike të epidemisë. Në Itali mosha mesatare e të infektuarve është rreth 64 vjeç, 17 më shumë se ajo gjermane. Sipas rikonstruksioneve, në Gjermani bartësit kryesorë të infeksionit ishin turistët që ktheheshin nga Alpet, kryesisht të moshës mesatare, ndërsa në Itali virusi goditi një popullsi të moshuar tejet të rrezikuar në spitale, shtëpi pushimi dhe shtëpi private. Sipas asaj që deklaroi për “La Verità” Carlo Signorelli, profesor i Higjienës dhe Shëndetit Publik në Universitetin Vita-Salute të San Raffaele të Milanos, përzierja më e madhe midis të rinjve dhe të moshuarve në familjet italiane ka favorizuar përhapjen e infeksionit: të rinj italianë harxhojnë më shumë kohë në kontakt me gjyshërit dhe të afërmit e moshuar në krahasim me ato gjermanë, dhe kjo padyshim që ka favorizuar transmetimin e virusit, veçanërisht përmes atyre asimptomatikë.

Së treti, ekziston problemi i spitaleve. Siç nënvizohet edhe në raportin e fundit të Universitetit të Harvardit, niveli i lartë i shtrimevee në spitale që në krye të herës, ka çuar në një përshpejtim të infeksionit në Lombardi, gjë e cila ka përfunduar duke prekur persona të dobët, që nga pacientët me kancer deri tek ata me imunitet të dobët, duke rritur ndjeshëm numrin e vdekjeve. Gjermania kishte më shumë kohë sesa Italia për t’u përgatitur për tronditjen dhe, falë moshës më të ulët të pacientëve, ishte më e lehtë të bshtetej në faktin që mbrojtja imunitare e qytetarëve të saj ishte në fakt mbrojtja e parë, thelbësore.

Së katërti, si pasojë e drejtpërdrejtë e vonesës kohore, Gjermania ishte në gjendje të përdorte modelin e Koresë së Jugut, i eksportuar me sukses edhe në Veneto për testimin dhe monitorimin e rasteve, gjë e cila ka marrë dhe vlerësimet e studiuesve të Harvardit. Shuma e testimeve në masë, gjurmimi i zhvendosjeve të personave pozitivë, verifikimi i infeksionit të mundshëm të kontakteve të tyre dhe shfrytëzimi masiv, deri në kufijtë e të mundurës, i kurave në izolim shtëpiak, ka siguruar bazën për suksesin e modelit Venet, që nga mesi i marsit.

I favorizuar nga virulenca më e ulët e sëmundjes, Berlini ishte në gjendje, si pikë e pestë, të vendoste masa për ta frenuar atë, pa patur shqetësimin e një rritje marramendëse dhe shkatërrimtare të infeksioneve. Shuma e dallimeve sociale, demografike dhe menaxheriale është një “mjellmë e zezë” brenda “mjellmës së zezë”, gjë e cila më tej e ndërlikoi detyrën italiane: rajoni i Venetos ofroi mësime se si të qënit pragmatistë që në orët e para, duke parandaluar një fatkeqësi, mund të përgjithësohet.

të fundit

VIDEO/ Bullgaria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare,…

6 hours ago

Horoskopi 17 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Jeta ne çift do jete si një ëndërr gjate kësaj dite. Do përjetoni emocione te vazhdueshme pranë partnerit tuaja…

7 hours ago

OKB mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael, Guterres: Mbështesim përpjekjet për t’i dhënë fund armiqësiv

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përshëndeti të shtunën zgjatjen e armëpushimit midis Libanit dhe Izraelit pas bisedimeve të…

8 hours ago

Kishte konsumuar dyfish më shumë alkool se Nikoll Radaçi, kush është 44-vjeçari i dehur që ecte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit

44-vjeçari Rezart Abazaj, është personi i dehur i cili lëvizte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit mbrëmjen e kësaj…

8 hours ago

I dehur dhe me shpejtësi të lartë pranë vendit ku ndodhi tragjedia e Durrësit/ Policia arreston një 44-vjeçar pasi lëvizte në mënyrë të rrezikshme në zonën e ish-Kënetës

Një 44-vjeçar është arrestuar në gjendje të dehur në Durrës pranë vendit ku ndodhi tragjedia me vdekjen e dy fëmijëve.…

8 hours ago

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

Alisi ka dhuruar një performancë drithëruese në finalen e Eurovision 2026, e mbushur plot emocion teksa mban numrin 5 në…

9 hours ago