showbiz

VIDEO/ Bullgaria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual dhe performanca të jashtëzakonshme vokale. Pas afro 4 orësh të një shou plot ritëm dhe energji në arenën e “Wiener Stadthalle”, trofeu i edicionit të 70-të jubilar shkoi për Bullgarinë, e cila fitoi falë performancës shpërthyese të DARA-s me këngën “Bangaranga”.

Mbrëmja u karakterizua nga një garë e ashpër dhe tepër e fortë në tabelën e klasifikimit, e cila i mbajti të gjithë në ankth deri në minutat e fundit me një përballje “dhëmbë për dhëmbë” mes Izraelit dhe Bullgarisë. Me këtë triumf, festivali i ardhshëm i këngës evropiane do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Bullgari.

Përfaqësuesi ynë, Alis Kallaçi, i cili u ngjit i pesti në skenë, i dhuroi Evropës një nga performancat më të jashtëzakonshme, emocionale dhe dinjitoze të këtij edicioni.

Ai arriti të siguronte finalen arriti të grumbullonte 60 pikë nga përfaqësuesit profesionistë të 25 vendeve finaliste.

Ndërkohë nga vota e publikut ai arriti të merrte 85 pikë.

Portugalia ishte ajo e cila i dha Shqipërisë pikët maksimale, pra e votoi me 12 pikë.

Ndërkohë që vendi fqinj, Mali i Zi i dha vendit tonë 10 pikë.

Nga ana tjetër, Shqipëria vendosi t’ia jepte 12 pikëshin e saj Italisë, por kjo e fundit nuk na dha asnjë pikë.

Greqia nga ana tjetër e votoi vendin tonë me vetëm 1 pikë.

të fundit

Tronditet Shkodra, 25-vjeçari qëllon me a*më zjarri babë e bir, i riu ndërron jetë në spital

Njoftimi i policisë Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për…

3 minutes ago

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar  në juglindje të Pogradecit. Sipas të…

8 minutes ago

Greva e stafit mbyll Kullën Eiffel pas largimit të punonjëseve gjatë vizitës së një delegacioni hindu

Kulla Eiffel në Paris u mbyll të hënën pasi punonjësit nisën një grevë, në shenjë proteste ndaj mënyrës se si…

8 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Parashikimi i motit, 8 Shtator 2026

Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së martë, me mot të kthjellët në…

14 minutes ago

Fillon sërish Liga e Kampionëve – pretendentët kryesorë dhe yjet që do të ndezin garën

Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me përballje të mëdha dhe pritshmëri të larta për një tjetër sezon spektakolar në…

7 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Shtator 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje…

8 hours ago