Panda shtiret sikur është shtatzënë, për t’u trajtuar më mirë nga njerëzit

Një panda kineze e quajtur Ai Hin, besohej se ishte shtatzënë. Ajo po tregonte shenja të një oreksi të shtuar, ndërsa po lëviste shumë pak gjatë ditës.

Punonjësit e kopshtit zoologjik, suguruan që ajo të kishte një kujdes maksimal dhe ushqim shtesë, një dhomë të vetën me ajër të kondicionuar, dhe shumë komoditete të tjera.

Por disa ditë më vonë e kuptuan, se arusha nuk ishte aspak shtatzënë.

Studiuesit besojnë se panda mund ta ketë trilluar qëllimisht shtatzëninë e saj, në mënyrë që të përfitonte një trajtim më të mirë.


Shtuar 1.01.2020 10:11