Një dokumentar për sekretet e Lady Diana-s, Mbretërorë s’do ta presin aspak mirë (FOTO LAJM)

Një dokumentar i ri në “Netflix” do të shqetësojë shumë familjen mbretërore.

“Being Me: Diana” do të flasë për jetën e Princeshë Dianës, fëmijërinë e vështirë, martesa e palumtur me Charles dhe përpjekjet e saj për të vrarë veten.

“Mbretërorët do të refuzojnë të marrin pjesë ashtu si edhe familja e Diana-s. William dhe Harry do të mërziten. Veçanërisht Harry, sepse ai është duke bashkëpunuar me Netflix. Në këtë kohë, mbretërorët pësuan një goditje nga largimi i Harry-t dhe Meghan-it dhe nuk është momenti”, u shpreh një burim sipas “Cosmopolitan”. Ky dokumentar me katër pjesë do të trazojë me siguri jetën e mbretërorëve dhe do të zbulojë sekrete të familjes.


Shtuar 4.05.2020 10:48