Jo çdokush do të merrte guximin të shënjonte përgjithmonë në lëkurë atmosferën e dashurisë apo vlerësimin për një mike të ngushtë, por ja që ka dhe nga ata të cilët nuk frikësohen aspak kur vjen puna tek çështje të tilla.
E në fund të fundit, tashmë është vërtetuar se qoftë dhe një herë në jetë, biem pre e ndjenjave të pashmangshme, të cilën e shenjojmë në lëkurën tonë e të partnerit/es nëpërmjet një tatuazhi të përbashkët.
E për të gjithë ju që nuk besoni ende tek “përgjithmonë”
, një dedikim të tillë mund t’ja bëni dhe vetes dhe ndjenjave tuaja në tërësi.
Gjithçka do t’ju mbetet është një kujtim i bukur. Më poshtë do të gjeni disa nga modelet më minimaliste, që me siguri do t’ju bëjnë të krijoni një ide më të qartë për takimin e radhës tek artisti juaj i tatuazheve!