Me 3 hapa, mënyra e duhur si t’i hiqni thonjtë me xhel në shtëpi

Ndërsa karantina vazhdon, thonjtë tuaj me xhel po vazhdojnë të rriten dhe ka ardhur koha për një zgjidhje. Ne do t’ju tregojmë hap pas hapi sesi të shpëtoni prej tyre, bazuar te këshillat e një prej estetisteve të njohura, Marian Newman.

Hapi 1

Limoni vetëm sipërfaqen e xhelit, më pas vendosni mbi çdo thua një copë pambuk me aceton dhe mbështilleni me letër alumini. Lërini për 15-20 minuta.

Hapi 2

Sipërfaqja e xhelit do të hiqet me lehtësi nga thoi, por do të ketë nevojë në disa raste që të përdorni një mjet që përdorni për kutikulat për ta hequr. Nëse disa prej thonjve nuk hiqen atëherë vendoseni përsëri pambukun dhe letrën e aluminit dhe për 5 minuta. Mos e bëni me forcë, pasi mund të dëmtoni thoin.

Hapi 3

Nëse ka mbetje të xhelit në thua, fshijeni me një pambuk me aceton, para se ta masazhoni me një vaj që keni për thonjtë (ose mund të përdorni vaj ulliri në mungesë). Acetoni iu thanë thonjtë dhe lëkurën.


Shtuar 12.04.2020 17:40