“Edhe çfarë pastaj? Më vjen keq, çfarë doni që të bëj”?
Ndërkohë që bota po lufton me COVID-19, Presidenti brazilian ka habitur botën.
Në Brazil sot numërohen n 5500 viktima nga koronavirusi, por presidentit të vendit nuk i bën aspak përshtypje.
Madje ai ka bërë një reagim shokues, duke thënë se asgjë s’mund të bëj në këtë drejtim. Gjatë 24 orëve të fundit, Brazili ka regjistruar 6.276 raste të reja me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 79.685, dhe është numri më i lartë në të gjithë Amerikën Latine, shkruan BBC.
Pavarësisht këtyre shifrave, presidenti i vendit Jair Bolsonaro, nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht këtë virus.
I pyetur nga gazetarët lidhur me situatën aktuale, ku numri i viktimave i kaloi 5 mijë, ai u përgjigj: “Edhe çfarë pastaj? Më vjen keq, çfarë doni që të bëj”? /albeu.com/