Koronavirusi nuk kursen as kafshët? Del pozitiv tigri i kopshtit zoologjik në SHBA

Një tigër në kopshtin zoologjik Bronx në ShBA u testua pozitiv për koronavirusin, duke e bërë atë rastin e parë të tillë në botë. Lajmin e japin sot mediat e huaja duke iu referuar deklarates se bere nga zyrtaret e kopshtit zoologjik.

I infektuar eshte një tigër katër vjeçar, i quajtur Nadia.
Nadia dhe gjashtë tigra dhe luanë të tjerë besohet se e kane marre virusin nga nje punetor aty i cili ishte i infektuar por nuk kishte simptoma te semundjes.

Tigri shfaqi simptoma në 27 Mars dhe sipas njoftimit gjendja eshte e mire. Kopshti Zoologjik i Bronx është mbyllur që nga 16 Mars si pjesë e masave për adresimin e koronavirusit.

Sipas Associated Press, lajmi ngre pyetje të reja në lidhje me transmetimin e koronavirusit te kafshët.

“Deri më tani nuk ka asnjë provë që kafshët mund të përhapin virusin te njerëzit ose se ato mund të jenë një burim infeksioni në Shtetet e Bashkuara”, tha një zëdhënës i Departamentit të Bujqësisë në SHBA.


Shtuar 6.04.2020 06:20