Kishte dhimbje të tmerrshme koke, vajza mëson lajmin e hidhur

Një vajzë e re, e cila shkoi për vizitë tek mjeku pasi vuante nga dhimbje të tmerrshme koke, zbuloi se në të vërtetë kishte një tumor masiv.

26 – vjeçarja Rebecca Lloyd nga Uellsi shkoi në punë për herë të fundit më 16 Shkurt dhe që prej asaj kohe ajo nuk mundi më të punonte. E reja i është nënshtruar me dhjetra trajtimeve për tumorin masiv që ka në tru, që mund t’i merrte asaj jetën nga momenti në moment.

Kur bëri fillimisht testin e syve, nuk rezultoi asgjë, por e reja ishte aq keq sa nuk mund linte shtratin. Nëse provonte ta bënte një gjë të tillë, ose kishte dhimbje të tmerrshme koke, ose të vjella.

Kjo bëri që 26 – vjeçarja të shkonte për vizitë për të kontrolluar kokë. Mjekët i thanë që tumori ishte kaq i madh sa po ushtronte presion në tru dhe kjo mund të çonte në vdekje të menjëhershme e të papritur.

Ajo u dërgua me ugjencë në sallë të operacionit dhe mjekët arritën të hiqnin 90 përqind të tumorit. 26 – vjeçarja i është nënshtruar si radioterapisë ashtu edhe kemioterapisë.


Shtuar 6.10.2020 16:47