Karantina transformon dukshëm Gattuson (FOTO LAJM)

Gennaro Gattuso është shembulli më konkret se sa është në gjendje të ndikojë karantina në dukjen e njeriut.

Trajneri i Napolit ka ndryshuar shumë në dukje pas izolimit 2 muajsh.

Mjekra e gjatë, flokët e rritura dhe kilogramë të shtuara vërehen tek ish-mesfushori legjendar italian.

Gatusso me lojtarët e tij pritet të rikthehen sot në fushë pasi do të rinisin stërvitjet me Napolin./


Shtuar 5.05.2020 12:23