“Mësova si thjesht të jetoj dhe të ndjej ritmin e natyrës,” thotë Audun Amundsen duke reflektuar për jetën e tij në xhungël me fisin Mentaëai.
Në axhendën e tij nuk kishte shumë përveç bërjes së shigjetave dhe kanoeve apo gjuetisë së majmunëve, lakuriqëve të natës dhe karkalecave për ushqim.
Inxhinieri dhe producenti i filmave norvegjez fillimisht shkoi të jetonte me fisin në Indonezi kur ishte 24 vjeçar për një muaj në 2004. Ai u kthye në 2009, kësaj here për një qëndrim 3 vjeçar, kohë gjatë së cilës ai mësoi gjuhën e pashkruar të fisit.
Ai thotë se gjëja për të cilën e merrte më shumë malli ishte ‘lehtësia që të ofron jeta në shoqërinë moderne’ dhe ‘ngrënia e ushqimit për kënaqësi’ dhe jo thjesht për mbijetesë. Bisedat me njerëz që e kuptonin ishin diçka tjetër për të cilën ai kishte nevojë.
Aventurieri e përshkruan eksperiencën e tij në xhungël si një meditim të gjatë ku sensi i kohës humbi.
Ai më pas bëri një dokumentar për jetën e tij në fisin indonezian.