Gjendet pas 10 vitesh thesari me vlerë 1 milion dollarë (FOTO LAJM)

Një arkë me ar dhe bizhuteri me vlerë 1 milion dollarë është gjetur pas 10 vitesh, nga një eksplorues që preferoi të mbetej anonim.

Koleksionuesi i artit, 89-vjeçari Forrest Fenn që krijoi gjuetinë e këtij thesari 10 vite më parë, njoftoi se thesari është gjetur nga një person që nuk ka preferuar të identifikohet.

89-vjeçari që fshehu thesarin përfshiu të dhëna për vendndodhjen e tij në një poezi të vitit 2010 “The Thrill of Chase”. Sipas tij, fshehja e thesarit ishte një mënyrë për t’i nxitur njerëzit të eksplorojnë natyrën. Qindra mijëra njerëz u vunë në kërkim të tij, dhe të paktën pesë prej tyre kanë vdekur në përpjekje për të gjetur thesarin e fshehur.

Fenn postoi të dhëna për vendndodhjen e thesarit në internet dhe në një poezi me 24 rreshta që u botua në autobiografinë e tij të vitit 2010 ‘The Thrill of Chase’

“Ishte nën një tendë në një zonë të pyllëzuar në malet Rocky dhe nuk ishte lëvizur nga vendi ku e fsheha më shumë se 10 vjet më parë. Nuk e njoh personin që e gjeti, por poema në librin tim e çoi atë në vendin e saktë.”, tha Fenn.


Shtuar 8.06.2020 12:57