Nëse keni vënë re se keni nevojë për më shumë se 10 orë gjumë që të ndiheni të relaksuar, mund të jetë shenjë se vuani nga një problem shëndetësor.
Sidomos nëse flini në vende apo momente të paparashikueshme.
Prandaj është e rëndësishme që të kuptoni se pse flini më shumë seç duhet.
Në shumicën e rasteve, njerëzit mendojnë se kjo është normale pasi janë lodhur gjatë orarit të punës apo aktiviteteve të ndryshme gjatë ditës.
Por duke mos i vënë vëmendje dhe duke e injoruar një gjë të tillë, mund të mos e kuptoni problemin e vërtetë.
“Bright Side” ka publikuar disa shkaqe për zgjatjen e orarit të gjumit dhe pse ndiheni sërish të lodhur edhe pas 12 orësh gjumë.