Një vajzë 21-vjeçare ka vdekur në Afrikën e Jugut pasi u sulmua për vdekje nga disa luanë, të cilët ishin duke u mbajtur në një zonë të mbyllur.
Vajza Sëans van Wyke besohet se ka arritur të largohet nga kafazet dhe e ka lajmëruar stafin për sulmin përmes bërtimave, por më vonë është rrëzuar pranë portës së zonës së rrethuar. Ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.
None found
Mjekët shkuan shpejt në vendin ku u sulmua vajza, por e gjetën të mbuluar me gjak dhe me plagë të rënda nga kafshimet e luanëve dhe kthetrat e tyre.
Policia e Afrikës së Jugut i ka nisur hetimet për këtë rast, por ka thënë se nuk ka ide se sa luanë mund ta kenë sulmuar vajzën, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
“Hetimet tona fillestare dëshmojnë se viktima ishte duke i kryer detyrat e saj, kur u sulmua nga një numër i panjohur i luanëve. Rrethanat e incidentit tragjik ende janë të panjohura deri në këtë fazë”, tha zëdhënësi i policisë, Moatshe Ngoepe.
Raportohet se stafi i kopshtit ku ndodhi rasti do të pushojë për disa ditë dhe do të marrin këshilla nga psikologët pas traumës që e kanë pësuar pas sulmit.
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…
Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…
Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…