A është kjo prova që zanat ekzistojnë? (FOTO LAJM)

Një burrë ka realizuar një fotografi të rastësishme në një ambient fshati, duke zbuluar më pas se në foton e shkrepur prej tij, shfaqet një familje Zanash.

John Rutledge me profesion muzikant vendosi që të bëntë një foto në një mëngjes vere gjatë kohës që po bëntë një shëtitje në zonën e Newbridge, në Uells.

Por vetëm kur e pa sërish foton, ai kuptojë se kishte fotografuar 7 krijesa të vogla me krahë, që fluturonin ndërmjet luleve dhe barit.

Pasi i zmadhoi imazhet, ai dalloi se figurat e shfaqura ishin me gjatësi prej 4 cm dhe kishin krahë, duar dhe këmbë.

“Ishte fantastike”, ka thënë 39-vjeçari nga Uellsi.

“Besoj se shumë gjëra në botë do të mbeten pa përgjigje, por unë me këtë foto i kam dhënë shpjegim një prej mistereve të mëdha të kohërave”, është shprehur ai, i bindur që ato çfarë duken në foton e realizuar prej tij, janë Zana.


Shtuar 21.01.2020 18:53