Të gjithë ata që mbajnë kafshë shtëpiake habiten shpesh me sjelljet e tyre.
Nëse jeni zgjuar ndonjëherë nga putrat e maces mbi fytyrën tuaj para se të bjerë alarmi ose kur macja bëhet agresive kur ju jeni 3 minuta me vonesë me orarin e darkës, atëherë pyesni veten se si e kuptojnë macet orarin?!
Mbi të gjitha ato nuk kanë një orë dore, por thjesht inteligjenca e tyre. Pra macet nuk kanë orë nuk e njohin atë, por ato mbajnë shënime kur ndodhin zakonisht gjërat dhe i përmbahen një kohe të caktuar.
Anita Kelsey shpjegon se sjellja e maceve ngjason me sjelljen e njeriut, pra macet janë aktive dhe të ndërgjegjshme ndaj orarit të agimit dhe muzgut.
Pra të gjitha macet në mënyrë instiktive dhe natyrale bëjnë të njëjtën gjë. Kështu macet reagojnë në orarin e mëngjesit, drekës dhe darkës. Natyra dhe zgjuarsia e tyre është alarmi i maces ose kur ato shikojnë dritën e ditës që ka zbardhur kuptojnë se ka mbërritur mëngjesi.