82 vite nga zbulimi i naftës në Kuvajt

Burimet e para të naftës në Kuvajt janë zbuluar më 23 shkurt të vitit 1938, duke e bërë këtë shtet si njëri ndër pesë vendet më të pasura në botë.

Vlerësohet se Kuvajti ka 9% të rezervave botërore të naftës së papërpunuar. Sipas kushtetutës Kuvajtit, të gjitha burimet natyrore të vendit dhe të ardhurat që lidhen janë pronë e qeverisë.

Duke qenë një vend pa taksa, industria e naftës i siguron shtetit të Kuvajtit rreth 80% të të ardhurave.

Ndryshe, që nga vitet 70 të shekullit të 19-të, midis shumicës së shkencëtarëve ka mbizotëruar teoria biogjenike ose organike.

Sipas kësaj teorie, “mbeturinat biologjike të depozituara në fundin e deteve shpërbëhen, e pas një kohe të gjatë kthehen në naftë dhe në gaz natyror. Më pas nafta dhe gazi përqendrohen në poret e shkëmbinjve sedimentarë në shtresat më të sipërme të kores së tokës”.

Nga ky pro ces formohet nafta, përbërësit kryesorë të së cilës janë hidrokarburet – përbërje të formuara nga hidrogjeni dhe karboni.

Megjithatë, që nga vitet 70 të shekullit të 20-të, herë pas here, kjo teori është vënë në dyshim nga disa shkencëtarë.


Shtuar 23.02.2020 09:51