Lamborghini Sian Roadster i ri bie në sy shumë lehtë në mesin e super-veturave.
Ai u publikua për herë të parë kohëve të fundit, për të cilin thuhet se arrin të prodhojë 819 kuaj-fuqi falë motorit elektrik hibrid, shkruan CarBuzz.
Fillimisht u publikuan fotografitë e makinës nga shtypi, por rezulton se Sian Roadster duket po aq spektakolar në botën reale.
Falë Autogespot në Instagram, mund të shihen pamjet e para të Lambo-s në rrugë, së bashku me një video të shkurtër.
Me ndihmën e një motori elektronik 48 volt, Sian Roadster do ta bëjë atë të arrijë 0-100 km në orë për 2.9 sekonda dhe do të arrijë një shpejtësi maksimale prej 350 km në orë.