14 fakte të “çmendura” që nuk i dinit për gjumin

1. Periudha më e gjatë e qëndrimit pa gjumë është 11 ditë. Ky rekord u vendos nga studenti kalifornian Randy Gardner në vitin 1964. Por mos e provoni këtë, pasi ai pësoi probleme të mëdha dhe shumë të tjerë që kanë tentuar kanë vdekur.

2. Mungesa e gjumit është më vdekjeprurëse se sa mungesa e ushqimit. Duhen rreth dy javë të vdesësh nga uria, por vetëm 10 ditë pa gjumë mund t’ju marrin jetën.

3. 15% e popullsisë ecin në gjumë, sidomos fëmijët e moshës 3-7 vjeç.

4. 12% e njerëzve ëndërrojnë vetëm në bardh e zi. Por gjithashtu përpara se të futej televizori me ngjyra vetëm 15% e njerëzve ëndërronin me ngjyra.

5. Një në katër çifte të martuara flenë në krevate të ndara. Shumë ekspertë të marrëdhënieve pretendojnë se kjo mund të jetë një gjë e mirë për shëndetin e çiftit, pasi kur ndani një shtrat me dikë tjetër, gjumi juaj është 50% më i vështirë sesa do të ishte nëse flini vetëm.

6. Njerëzit e shurdhër shpesh përdorin gjuhën e shenjave në gjumin e tyre.

7. Ata që kanë lindur të verbër, përjetojnë ëndrrat me senset e tjera. Në vend që të shohin ëndrrat, njerëzit që kanë lindur të verbër shpesh kanë ëndrra që shfaqin emocione, tinguj dhe aromë.
[I ngjashëm: 8 fakte të çuditshme për verën e kuqe që duhet të dini ]
[I ngjashëm: Këto gjera ju prishin gjumin dhe ju as që e dinit ]

8. Brenda pesë minutash të zgjimit, 50% e ëndrrave janë harruar. Dhe pas 10 minutash, 90% e kujtimeve janë zhdukur.

9. Fjetja në pozicion përmbys mund të ndihmojë tretjen, ndërsa fjetja në anën e majtë ndihmon ën zvogëlimin e urthit.

10. Për të fjetur gjumë duhen rreth 15 minuta. Nëse flini në më pak se 5 minuta jeni gjumashë dhe nëse ju duhet më shumë se 15 minuta vuani nga pagjumësia.

11. Një raport i Këshillit të Gjumit zbuloi se njerëzit që fituan midis 65-75.000 euro bënin gjumin më të mirë. Nuk dihet ende nëse kjo ishte për shkak të dyshekëve shumë të shtrenjtë apo mungesës së shqetësimeve të parave.

12. 16% e punëdhënësve të SHBA ofrojnë zona për punonjësit për të fjetur apo relaksuar. Google, Huffington Post, Nike dhe Ben & Jerry kanë dhoma gjumit për të siguruar që punonjësit e tyre të mund të qetësohen.

13. Burrat shohin ëndrra për meshkujt e tjerë 70% të kohës. Ndërsa gratë ëndërrojnë për burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë.

14. Koalat janë gjitarët më të përgjumur. Ato flenë 22 orë në ditë, ndërsa gjirafat janë gjitarët që flenë më pak vetëm 1.9 orë në ditë.


Shtuar 21.04.2020 21:56