Kur teknologjia “prish” futbollin, topin kalon nga këmbët e Benzema në të Rakitic për të përfunduar në rrjetë (VIDEO)

Hyrja e VAR në futboll ka sjellë minimizimin e gabimeve të arbitrave në ndeshje, por njëkohësisht edhe krijimin e disa situatave të paprecedenta. E tillë ishte ajo që ndodhi në sfidën mes Realit dhe Sevillas që u mbyll në shifrat 2-2. Kur ndeshja ishte në ekuilibrin e plotë, 1-1, arbitri akordoi penalltinë për Realin e Madridit. Në minutën e 74 të takimit Benzema do të rrëzohej nga portieri nga portieri i Sevillas dhe gjyqtari drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë me të drejtë.

Por teksa Benzema po bëhej gati për ekzekutimin, VAR dërgoi sinjale të reja. Në nisjen e kundërsulmit të Realit ishte Militao që kishte prekur topin me dorë në zonën e madrilenëve. Për këtë arsye arbitri pa gjithçka me detaje dhe zgjodhi t’i hiqte penalltinë Realit për t’ia dhënë Sevillas. Nga Benzema në këmbët e Ivan Rakitic, ku topi do të dërgohej në rrjetë.


Shtuar 10.05.2021 10:32