ZYRTARE/ “Tronditet” Interi, Lautaro dënohet dhe humb ‘derbin’

Interi i frikësohej një dënimi të Martinez pas konfrontimit me gjyqtarin në ndeshjen me Cagliarin.

Gjykata sportive ka vendosur ta pezullojë me dy ndeshje dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh.

Dora e rëndë e gjykatësit të sportit për Lautaro Martinez, i cili paguan shtrenjtë për shpërthimin që ndodhi kundër Cagliarit, ku u ndëshkua me karton të kuq.

Tashmë të gjitha të konfirmuara, argjentinasi nuk do të luajë kundër Udineses dhe do të humbë derbin kundër Milanit – një goditje e rëndë për skuadrën e Antonio Conte.

Deklarata zyrtare e gjykatësit të sportit Mastrandea konfirmoi vendimin zyrtar të dy ndeshjeve skualifikim dhe një gjobë prej 15,000 eurosh.

Dënim i njëjtë edhe për portierin e tretë Berni, fajtor që ka hyrë në fushë për të diskutuar me gjyqtarin Manganiello


Shtuar 28.01.2020 13:15