ZYRTARE/ Eriksen vishet “zikaltër”

Prej kohësh Eriksen kishte kërkuar largimin nga skuadra e Tottenham. Danezi u përfol shumë për një kalim të mundshëm te Reali i Madridit por marrëveshja mes ekipive nuk u arrit.

Interi ishte skuadra tjetër e cila shfaqi një interesim serioz dhe gjatë kësaj merkatojë drejtuesit zikaltër bën të pamundurën për të siguruar shërbimet e mesfushorit, derisa ia arritën.

Eriksen ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me Interin dhe do të paguhet 11 milionë euro për sezon në San Siro, ndërsa testet mjekësore i kreu të hënën. /albeu.com/


Shtuar 28.01.2020 13:29