Amir Rrahmani edhe zyrtarisht është futbollist i Napolit.
Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar kontratën me nënkampionët e Series A derisa me klubin do të bashkohet më 1 korrik.
Ai do të qëndrojë i huazuar deri në fund të sezonit te Verona, ku po bën shumë mirë.
“SSC Napoli njofton se ka fituar performancën sportive të Amir Kadri Rrahmanit në mënyrë të plotë dhe në të njëjtën kohë është huazuar në Hellas Verona deri më 30 qershor 2020”, thuhet në njoftimin e klubit.
Transferimi i tij te Napoli ka kushtuar rreth 14 milionë euro dhe Amiri do të përfitojë një pagë prej 1.8 milionë eurosh.
Edhe Verona ka publikuar në faqen e saj zyrtare marrëveshjen mes palëve:
“Hellas Verona komunikon se ka shitur Amir Rrahmanin te Napoli. 25-vjeçari kosovar do të qëndrojë përkohësisht me ekipin tonë deri në fund të sezonit”, shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit italian