Zidane i tërbuar me Hazard

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shumë i lodhur nga Eden Hazard.

Tekniku francez është nervozuar me mungesën e profesionalizimit të lojtarit.

Belgu u rikthye në “Santiago Bernabeu” sërish mbipeshë, duke përsëritur problemet e sezonit të kaluar.

Numri një i stolit është zhgënjyer shumë, ashtu si drejtuesit e klubit që paguan 105 milionë euro për lojtarin.

Hazard nuk luajti asnjë minutë me kombëtaren e Belgjikës. Trajneri Roberto Martinez ishte shumë i qartë me të. “Eden është mirë, nuk ka dëmtime, por nuk është gati të luajë 90 minuta”, – tha ai shkurtimisht.


Shtuar 10.09.2020 17:23