Reali i Madrdit ka zhgënjyer në Berbabeu. Los Blancos kanë humbur 1-2 nga Manchester City, shkruan Albeu.com.
Pas një pjese të parë pa gola në të dytën skuadra e Zidane kaloi në epërsi me Iscon.
Por anglezët përmbysën gjithçka në 5 minuta. Fillimisht barazoi Gabriel Jesus e më pas De Bryne me 11 metërsh.
Në minutën e 86 kapiteni Ramos la Realin me një futbollist më pak në fushë duke ja komplikuar edhe më shumë ndeshjen madrilenëve.
Ndërkohë ndeshja e kthimit do të luhet në 17 mars në “Etihad Stadium”. /albeu.com/