Një adoleshent shqiptar rezulton i zhdukur që prej 20 gushtit të këtij viti në Angli.
Sipas mediave britanike, 17 vjeçari u pa për herë të fundit pasditen e së enjtes 20 gusht duke lënë një adresë në Worthing.
Ai thuhet se ka udhëtuar me tren për në Brighton, dhe mendohet të jetë akoma në zonën e Brighton dhe Hove.
Danieli është shqiptar dhe përshkruhet me strukturë të hollë dhe me flokë të zinj të rruara.
Kur u pa për herë të fundit, ai kishte veshur tuta blu dhe bluzë të bardhë, shkruajnë mediat vendase.