Categories: Uncategorized

Zhduket gruaja nga Tirana, burri: Më duket se më tradhton por ma gjeni se e kam falur

Ndodh edhe kështu. Një burrë që u braktis nga bashkëshortja, pasi e ka pritur me orë të tëra, ka vrapuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë që t’ia gjejnë njeriun e zemrës.

Gjithçka nisi me një sherr mes çiftit, në dukje nga ato grindjet e vogla, por që nga gruaja është mbyllur me një përplasje dere dhe largim nga shtëpia pa adresë. Burri e ka telefonuar pa fund partneren. Por asnjë rezultat. E ka pritur për orë të tëra që i janë dukur të pambarimta. Dhe pastaj është dorëzuar dhe është paraqitur në Komisariatin nr. 3.

Të lidhura

None found

Sipas një burimi të sigurt, kallëzuesi i kërkon policisë t’i gjejnë bashkëshorten dhe t’ia kthejnë në shtëpi. Por i pyetur nga agjenti Pajtim Canka rezulton më tej thuhet nga burimet se 28-vjeçari duhet të ketë një ide të përafërt se ku mund të gjendet partnerja.

Me shumë siguri ajo mund ta ketë braktisur për dikë tjetër, por kjo ende nuk është e sigurt dhe e provuar përderisa gruaja rezulton me telefonin fikur. Sipas burimeve E. J i vitlindjes 1992, jeton në një shtëpi private në rrugën “Don Bosko”.

Ai tregon se së fundmi ka mbetur pa punë, por nuk është ky shkaku i krizës dhe braktisjes apo largimit në drejtim të paditur të partneres me inicialet K. P. I riu kallëzon si vijon: “Partnerja ime quhet K. P, para ca kohësh në telefonin e bashkëshortes kapa një numër tjetër, me të cilin ajo komunikonte dhe që zbulova se quhej E. GJ. E fala dhe vazhduam jetën normal sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Ditën që ajo iku, çdo gjë nisi pas kërkesës sime, pasi i kërkova telefonin. Ajo nuk ma dha, pasi e kishte bërë me kod dhe nuk pata mundësi ta hap. Nuk bëra asnjë lloj komunikimi me të veçse një fjalie që ia thashë me ton të lartë. I thashë nëse del nga dera e shtëpisë, nuk hyn më në këtë shtëpi”. Kallëzuesi që shpreson që policia t’ia gjejë partneren vijon të tregojë se pas kësaj përplasjeje verbale, pak më vonë gruaja doli vërtet nga shtëpia.

“Ajo doli nga shtëpia dhe mua m’u duk sikur dikush e priste poshtë, pasi unë dola menjëherë dhe nuk e gjeta kurrkund. I rashë telefonit të saj. I shkoi zilja vetëm njëherë dhe pastaj e fiku. Jam bërë merak për K. P…. ku ndodhet? Kam frikë mos i ndodh ndonjë gjë?

Policia ka kryer veprimet e para në kërkim të gruas të larguar nga shtëpia dhe rezulton se e reja nuk ka komunikuar as me prindërit e saj dhe as me ndonjë të afërm tjetër. “Ne këqyrëm sistemin tims për të parë lëvizjet e fundit të K. P përpara Covidit për të kuptuar se me kë udhëtonte jashtë vendit dhe zbuluam që hyrje-dalja e fundit e gruas ka ndodhur më 7 mars 2018 përmes kufirit të Bllatës”, tregoi një burim i Gazetës “Si” që ende nuk ka zbuluar nëse burri për të cilin dyshon partneri ekziston vërtet dhe nëse ka apo jo atë emër. Konkludohet që iu është kërkuar kompanive telefonike lista e telefonatave të kryera nga numri i gruas, e cila njëkohësisht është shpallur në kërkim për largim nga banesa.

të fundit

Shpërthim në Monako, tre anëtarë të një familjeje ukrainase mbeten të plagosur; autoritetet verifikojnë pistën terroriste

Mbrëmja e së hënës në Principatën e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë, që la të plagosur tre…

5 minutes ago

Avion i JetBlue njofton incident të mundshëm me dron gjatë afrimit për ulje në JFK

Një ngjarje e pazakontë u raportua në hapësirën ajrore të Nju Jorkut, ku një avion i JetBlue që po përgatitej…

5 minutes ago

Zlatan Ibrahimovic godet Ronald Koemanin: Holanda humbi duke mohuar identitetin e saj

Holanda u eliminua nga Kupa e Botës 2026 pasi u mposht nga Maroku me rezultat 1-1 (3-2 pas penalltive) në…

11 minutes ago

Sot zhvillohet protesta e 31-të kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë largimin e panegociueshëm të Edi Ramës

Sot do të mbahet protesta e 31 kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi,…

11 minutes ago

Portugalia merr goditje të rëndë para sfidës me Kroacinë, Ricardo Carvalho largohet pas vdekjes së babait

Kombëtarja e Portugalisë është goditur nga një lajm i hidhur gjatë përgatitjeve për ndeshjen e raundit të 1/16 së finales…

11 minutes ago

Zhduket një 9-vjeçar në Tiranë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Një 9-vjeçar rezulton i zhdukur prej disa orësh në Tiranë, ndërsa familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe autoriteteve për…

15 minutes ago