Categories: Uncategorized

Ndodh në Tiranë: Burri denoncon në polici arratisjen e gruas me një burrë tjetër

Një burrë që u braktis nga bashkëshortja, pasi e ka pritur me orë të tëra, ka vrapuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë që t’ia gjejnë njeriun e zemrës.

Gjithçka nisi me një sherr mes çiftit, në dukje nga ato grindjet e vogla, por që nga gruaja është mbyllur me një përplasje dere dhe largim nga shtëpia pa adresë.

Të lidhura

None found

Burri e ka telefonuar pa fund partneren. Por asnjë rezultat. E ka pritur për orë të tëra që i janë dukur të pambarimta. Dhe pastaj është dorëzuar dhe është paraqitur në Komisariatin nr. 3.

Sipas një burimi kallëzuesi i kërkon policisë t’i gjejnë bashkëshorten dhe t’ia kthejnë në shtëpi. Por i pyetur nga agjenti Pajtim Canka rezulton më tej thuhet nga burimet se 28-vjeçari duhet të ketë një ide të përafërt se ku mund të gjendet partnerja.

Me shumë siguri ajo mund ta ketë braktisur për dikë tjetër, por kjo ende nuk është e sigurt dhe ai e ka provuar përderisa gruaja rezulton me telefonin fikur.

Sipas burimeve E. J i vitlindjes 1992, jeton në një shtëpi private në rrugën “Don Bosko”. Ai tregon se së fundmi ka mbetur pa punë, por nuk është ky shkaku i krizës dhe braktisjes apo largimit në drejtim të paditur të partneres me inicialet K. P. I riu kallëzon si vijon:

“Partnerja ime quhet K. P, para ca kohësh në telefonin e bashkëshortes kapa një numër tjetër, me të cilin ajo komunikonte dhe që zbulova se quhej E. GJ. E fala dhe vazhduam jetën normal sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Ditën që ajo iku, çdo gjë nisi pas kërkesës sime, pasi i kërkova telefonin. Ajo nuk ma dha, pasi e kishte bërë me kod dhe nuk pata mundësi ta hap.

Nuk bëra asnjë lloj komunikimi me të veçse një fjalie që ia thashë me ton të lartë. I thashë nëse del nga dera e shtëpisë, nuk hyn më në këtë shtëpi”. Kallëzuesi që shpreson që policia t’ia gjejë partneren vijon të tregojë se pas kësaj përplasjeje verbale, pak më vonë gruaja doli vërtet nga shtëpia.

“Ajo doli nga shtëpia dhe mua m’u duk sikur dikush e priste poshtë, pasi unë dola menjëherë dhe nuk e gjeta kurrkund. I rashë telefonit të saj. I shkoi zilja vetëm njëherë dhe pastaj e fiku. Jam bërë merak për K. P…. ku ndodhet? Kam frikë mos i ndodh ndonjë gjë?

Policia ka kryer veprimet e para në kërkim të gruas të larguar nga shtëpia dhe rezulton se e reja nuk ka komunikuar as me prindërit e saj dhe as me ndonjë të afërm tjetër.

“Ne këqyrëm sistemin tims për të parë lëvizjet e fundit të K. P përpara Covidit për të kuptuar se me kë udhëtonte jashtë vendit dhe zbuluam që hyrje-dalja e fundit e gruas ka ndodhur më 7 mars 2018 përmes kufirit të Bllatës”, tregoi një burim që ende nuk ka zbuluar nëse burri për të cilin dyshon partneri ekziston vërtet dhe nëse ka apo jo atë emër.

Konkludohet që iu është kërkuar kompanive telefonike lista e telefonatave të kryera nga numri i gruas, e cila njëkohësisht është shpallur në kërkim për largim nga banesa./Gazeta Si

të fundit

Panik në kompleksin “Kadiu”, gjatë natës në zonën e Ali Demit në Tiranë, flakët përfshinë një nga pallatet e sapondërtuara, evakuohen banorët,

Mbrëmjen e djeshme, një zjarr ka shkaktuar panik në kompleksin “Kadiu”, në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku flakët…

9 minutes ago

Negociatat/ Rama: Mister i gëzueshëm, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit! 2030 do jetë edhe Viti Europian i Naimit

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me procesin e integrimit europian të…

31 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

41 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit, 25 Maj 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime…

48 minutes ago

Horoskopi 25 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Urani do ua mbroje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia ne çift do jete e…

9 hours ago

Fqinjët nuk mundën ta kontaktonin gjithë ditën, gjendet i vdekur në banesë 48-vjeçari në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur…

9 hours ago