Pengesat në raportim, kërcënimet dhe dëmtimi i pajisjeve të gazetarëve gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë e Gjirokastër janë dënuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH).
None found
Përmes një deklarate të publikuar të shtunën, organizata njoftoi se në 24 orët e fundit kishte marrë ankesa e denoncime nga gazetarë dhe punonjës të medias lidhur me incidente ku ishin përfshirë protestues dhe efektivë policie.
Një prej rasteve të denoncuara ishte ai në Gjirokastër, ku një protestues i dëmtoi gazetarit Piro Nase telefonin që përdorte për të raportuar. Në atë moment, Nase po mbulonte protestën dhe tensionet në afërsi të komisariatit të policisë.
Një dënim të posaçëm UGSH shprehu për rastin e gazetarit Elkier Bushkolaj, i cili u pengua nga punonjës të policisë pranë Piramidës në Tiranë, në ditën e katërt të protestave.
Duke shprehur solidaritet me degët e veta në Gjirokastër, Berat dhe Tiranë, Unioni u kërkoi punonjësve të policisë të sillen me më shumë përgjegjësi ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës.
Organizata kërkoi që të ndëshkohen efektivët që pengojnë ose godasin gazetarët, por edhe ata që nuk veprojnë kur reporterët përballen me kërcënime nga protestues apo persona të tjerë agresivë.
Sipas UGSH-së, gazetarëve duhet t’u garantohet mundësia për të raportuar pa u penguar dhe pa iu vënë në rrezik integriteti fizik.
Ivan GvozdenovicPas 3 ndeshjesh pa humbje radhazi, Elbasani doli pa pikë nga transferta në Korçë [...]Read More...
Thomas Brdaric ka treguar arsyet që e çuan drejt largimit nga Malisheva, duke zbuluar se vendimi i tij erdhi pas…
Ish-ushtaraku Hysen Gecaj, ka komentuar rëndësinë e vizitës së Admiralit amerikan George Wikoff, komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralmajorit Roberto Vergori,…
Julian AhmatajSkënderbeu më në fund ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Abissnet Superiore [...]Read More...
Rreth 25.000 qytetarë janë regjistruar deri më tani për vaksinim kundër gripit sezonal, tregojnë të dhënat nga sistemi „Termini im“.Imunizimi…
Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Brentfordit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës Premier,…