Zgjedhja e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Meta shtron kërkesën për Komisionin e Venecias

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias, lidhur me shkeljet kushtetuese për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi bëhet i ditur nga një reagim i zëdhënësit Tedi Blushi, i cili shkruan në Facebook se venecia gjithmonë do të jetë e mirëpritur, teksa bën me dije ditën e nesërme do të publikohet kërkesa e plotë për Komisionin e Venecias.

Kujtojmë se përfaqësuesit e komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Shqipëri me 13-14 shkurt.

Reagimi i Blushit

“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij”, shkruan Presidenti Meta.


Shtuar 21.01.2020 14:33